Të fundit

Sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të Agon Zejnullahut

Të martën në ora 20:30 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë do të ndizen qirinj në nderim të Agon Zejnullahut, 27-vjeçari që dyshohet se vdiq dhunshëm në duart e policisë.

Njoftimin e bëri Naim Ramizi, ku thotë se përmes këtij akti simbolik tregohet dhimbja, solidariteti dhe kërkesa për drejtësi

“Ju ftojmë që sonte, në orën 20:30, para Teatrit Kombetar të ndezim qirinj ne nderim të Agon Zejnullahut, një jetë e re që u shua padrejtësisht, te gjithe ju që nuk mund të jeni prezent para Teatrit ndizeni një qiri në dritaret tuaja.

Le të bëhemi bashkë në këtë akt simbolik për të treguar dhimbjen tonë, solidaritetin dhe kërkesën për drejtësi. Një qiri për Agonin është një zë i qetë, por i fuqishëm, që thotë se nuk harrojmë dhe nuk heshtim”, shkroi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci