Ylli portugez, Diogo Jota dhe vëllai i tij i vogël, Andre Silva, vdiqën në një aksident trafiku në Zamora të Spanjës.
Policia lokale kishte konfirmuar se automjetit të tyre i kishte shpërthyer goma, duke humbur kontrollin.
“Automjeti doli nga rruga dhe detajet tregojnë për shpërthim të gomës. Si rezultat i aksidentit, automjeti ka marrë zjarr dhe dy personat kanë vdekur”, thuhej në njoftimin e mëparshëm.
El Mundo ka raportuar se policia beson se Jota ishte ngasësi i Lamborghinit dhe se ishte me shpejtësi më të madhe sesa e lejuara në atë pjesë të autostradës.
“Në mesin e atyre që është duke hetuar policia është edhe shenja e njërës prej gomave të automjetit”, ka thënë një polic spanjoll.
“Detajet tregojnë për shpejtësi më të madhe sesa ajo e lejuar për atë pjesë të autostradës. Testet e kryera deri më tani tregojnë se shofer ishte Diogo Jota”, thuhej më tej.
Gazeta El Mundo gjithashtu ka raportuar se familjarët e vëllezërve kanë qenë kyç në përcaktimin se kush ishte shoferi dhe kush ishte ngasësi.
Rezultatet përfundimtare të hetimeve ende nuk janë publikuar dhe mbetet e paqartë se kur do të dalin për publikun.
