Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Mbledhja e anëtarëve të kabinetit qeveritar, sipas një njoftimi për media të ekzekutivit, fillon në ora 10:00.
Nuk dihen propozimet që do të shqyrtohen në këtë mbledhje të kabinetit qeveritar, raporton Paparaci.
Në mbledhjen e fundit të rregullt, Qeveria Kurti vendosi për zbritjen e dividentës së Telekomit të Kosovës për qeverinë, nga 30 milionë në 15 milionë euro.
