Të fundit

41 vatra të raportuara në Kosovë, 14 ende aktive

Temperatura të larta dhe pakujdesia e qytetarëve po përkeqësojnë situatën me zjarret në Kosovë, ku vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë ende aktive.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), zjarret janë përhapur në disa komuna të vendit. Vatrat aktive janë evidentuar në këto lokacione:

Mitrovicë: Rashan

Skenderaj: Llauzhë, Aqarevë, Tërnavc, Kopiliq

Ferizaj: Burrnik, Nerodime

Istog: Zallq, Gusar

Podujevë: Batllavë, Belloshë, Hërticë, Rakinicë

Pejë: Kryshevc

Gjakovë: Zylfaj (aktiv), Shkukez (afër lokalizimit)

AME bën të ditur se Njësitë e Zjarr fikjes dhe Shpëtimit janë duke punuar intensivisht në terren, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, qytetarëve, vullnetarëve dhe strukturave komunale.

“Vërehet një ulje e intensitetit të rasteve të zjarrit krahasuar me ditën paraprake,” thuhet në njoftim.

Agjencia i bën thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambient të hapur dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar të zjarrvënie.

“Falënderojmë zjarrfikësit, strukturat e sigurisë dhe qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin,” përfundon komunikata e AME-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci