Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka denoncuar një rast kërcënimi ndaj tij në rrjetet sociale.
Denoncuesi, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, tha se një person i panjohur për të e ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të tij me mesazhe kërcënuese.
“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar policor, ka raportuar se një person i panjohur për të në rrjete sociale kishte postuar një foto të tij të përcjellë me disa mesazhe kërcënuese që lidhen me punën si zyrtar policor”, tha policia në raportin 24-orësh.
Policia tha se ka hapur rast, i cili po hetohet nga ekipet relevante.
