Të fundit

Hetimet për kontratat njëburimore, Lushaku: VV është bërë simbol i korrupsionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku Sadriu, para fillimit të seancës së radhës konstituive, para hyrjes së Kuvendit tha se LDK mirëpret çfarëdo lloj hetimi për të sqaruar tenderat njëburimor.

Sipas saj, është e pakapshme se si një parti politike e cila ka ardhur në pushtet me kauzën kundër-korrupsion, po bëhet simbol i korrupsionit në vend.

“Të gjithë këta që i kanë ozurpuar zyret e Qeverisë bartin përgjegjësi për të gjitha këto vendime që po i marrin në mënyrë jo-kushtetuese. Aq më tepër për procedura prokurimi e për procedura të tjera ku nënshkrimet e tyre validojnë për zgjedhje të cilat janë në dëm të buxhetit të Kosovës. Ne e mirëpresim çfarëdo lloj hetimi për të sqaruar tenderat njëburimor, është e pakapshme qysh një parti poltiike ka ardhë në pushtet me kauzën kundërkorrupsion, e tash po bëhet simbol i korrupsionit në vend. Pikërisht ato procese që i ka kritikuar është duke i aplikuar dhe në kohë rekorde”, deklaroi ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci