Të fundit

Kryeministri Kurti ndryshon vendimin e Isa Mustafës

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka shfuqizuar vendimet e nxjerra nga ish-kryeministrat Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti, të ndërlidhura me Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës.

Leonora Selmani, nga anëtare e komisionit është emëruar kryetare e komisionit. Ndërkaq, kryetarja e deritanishme, Minire Begaj është caktuar anëtare e Komisionit Qeveritar, raporton Paparaci.

Minire Begaj, të cilën Qeveria Kurti e largoi nga kryesimi i komisionit, ishte emëruar udhëheqëse e kësaj trupe nga pushteti i Isa Mustafës më 2017.

Ndërkaq, qeverisja e udhëhequr nga Avdullah Hoti, më 7 dhjetor të vitit 2020, kishte ndrshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Mustafa. E kishte zëvendësuar një anëtar të emëruar nga Qeveria Mustafa. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci