Në një kohë kur informacioni i pasaktë shpesh ngjall pasiguri, është e rëndësishme që studentët dhe prindërit të kenë fakte të qarta përpara se të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen akademike. Një nga pyetjet më të shpeshta që na bëhet është: “A është UNI i akredituar?” Jo vetëm që UNI është i akredituar, por është edhe i pari institucion privat në Kosovë që ka marrë akreditimin institucional për periudhën maksimale prej 5 vitesh, ashtu siç parashikohet nga rregulloret e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
https://universum-ks.org/akreditimi-antaresimi/
Ky akreditim nuk është thjeshtë simbolik. Ai bazohet në një proces të ndërlikuar dhe plotësisht të pavarur, i cili udhëhiqet nga ekspertë ndërkombëtarë me eksperiencë të gjerë në vlerësimin e arsimit të lartë. Këta ekspertë analizojnë me kujdes një sërë fushash, duke filluar nga misioni dhe vizioni i institucionit, përbërja dhe kualifikimi i stafit akademik, struktura e menaxhimit dhe proceset e brendshme, e deri te infrastruktura fizike dhe dixhitale që u ofrohet studentëve. Me rëndësi të veçantë është fakti se vlerësimi nuk fokusohet vetëm në dokumente, por në mënyrën se si institucionet krijojnë një përvojë arsimore dhe domethënëse për studentin. Qëllimi i këtij procesi është të sigurojë që studenti të marrë jo vetëm njohuri teorike, por edhe aftësitë praktike, mendimin kritik, dhe kompetencat e nevojshme për të pasur sukses në jetë dhe karrierë.
Për më tepër, akreditimi institucional i UNI-të forcohet edhe më shumë nga partneriteti strategjik me Arizona State University (ASU), një nga universitetet publike më të mëdha dhe më me reputacion në SHBA. Ky bashkëpunim transformon përvojën studentore në UNI, duke i mundësuar studentëve të ndjekin një edukim me standarde amerikane, pa u larguar nga Kosova. Nëpërmjet planprogrameve të harmonizuara, qasjes në teknologjinë dhe metodologjinë e ASU, si dhe me trajnime të stafit nga ekspertët amerikanë, studentët përjetojnë një arsim bashkëkohor, interaktiv dhe të orientuar drejt zhvillimit të aftësive praktike. Për më tepër, studentët kanë mundësi reale të vazhdojnë studimet në SHBA dhe të marrin një diplomë amerikane nga Arizona State University, duke u bërë konkurrues global në tregun e punës.
UNI – Universum International College është i menaxhuar dhe fuqizuar nga Arizona State University (ASU) – Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion dhe një nga më të mëdhenjtë në botë!
💡 Krijo suksesin tënd me edukim amerikan – në Kosovë!
📝 Apliko tani dhe fillo rrugën drejt një karriere të sigurt dhe ndërkombëtare!
Studio në UNI duke aplikuar këtu!
Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – në në Facebook & Instagram.
