Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke kryer bastisje në objektin e disa agjencive shtetërore në Prishtinë.
Aksioni ka nisur të mërkurën në mëngjes, raporton Ekonomia Online.
Në objektin që është cak i bastisjes ndodhen disa agjenci shtetërore, përfshirë Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencinë Shtetërore të Arkivave dhe Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Në oborrin e këtij objekti janë parë forcat e Njësisë Speciale, ndërsa për momentin nuk dihet se në cilën nga agjencitë po zhvillohet bastisja.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende asnjë informatë lidhur me aksionin.
