Të fundit

Bastisjet në Prishtinë lidhen me rastin e avokatit të arrestuar para një muaji

Bastisjet e kryera nga njësitet speciale policore në objektin e tri agjencive të pavarura shtetërore në Prishtinë të mërkurën, ndërlidhen me rastin e avokatit Venhar Hana, të arrestuar para një muaji në Prishtinë.

Hana, avokat dhe ish-shef i Zyrës Ligjore në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, dyshohet për legalizim të dokumenteve të falsifikuara.

Avokati ishte hetuar nga Njësiti i Inteligjencës Financiare për mënyrën e shitjes së një prone në Çagllavicë e cila ishte nën pronësinë e një shtetaseje serbe, e cila po ashtu dyshohet se kundërligjshëm e kishte zotëruar pronën.

I arrestuar më 12 qershor, Hana dhe një i arrestuar tjetër për të njëjtin rast, u dërguan një muaj në paraburgim me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në procesin e hetimit të këtij rasti, njësia speciale e Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë, realizoi sot bastisje në objektin e disa agjencive shtetërore në Prishtinë.

Aksioni ka nisur të mërkurën në mëngjes.

Cak i bastisjes dyshohet se janë zyrat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar ndërlidhen e bastisjes me rastin e avokatit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se janë duke u mbledhur informata lidhur me një rast, pa e specifikuar atë.

“Jemi duke mbledhur informata sa i përket bastisjes dhe në momentin që do t’i kemi informacionet e plota do të japim një njoftim”, tha Kelani.

Avokati Venhar Hana, i

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci