Të fundit

34 të vdekur nga përmbytja e anijes në Vietnam

Ka shkuar në 34 numri i personave të vdekur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam si pasojë e motit të keq.

Anija kishte në bord 53 persona, ku disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, teksa si pasojë e shiut të dendur kërkimet janë penguar por deri më tani 11 njerëz janë nxjerrë ët gjallë nga uji.

Në mesin e të shpëtuarve janë një djalë 14-vjeç, i cili kishte mbetur i bllokuar në një pjesë brenda anijes së përmbysur, ndërsa po ashtu fatkeqësisë i shpëtoi edhe një djalë 10-vjeçar, shkruan BBC.

Nga trupat e gjetur deri tani, të paktën tetë janë fëmijë, teksa përpjekjet e kërkimit pritet të vazhdojnë gjatë natës për të gjetur të zhdukurit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci