Kingsley Coman dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në vitin 2027.
Është vet klubi bavarez që ka njoftuar vazhdimin e kontratës me yllin francez me anë të faqeve zyrtare.
“Kingsley Coman ka zgjatur kontratën e tij me FC Bayern, e cila fillimisht do të skadonte deri më 30 qershor 2023, deri në vitin 2027”.
“Francezi, 25 vjeç, nënshkroi në mënyrë të përhershme me kampionët rekord gjerman në vitin 2017 pas dy vitesh në huazim nga Juventus”.
“Ai shkroi histori me Bayernin kur shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve 2020 kundër Paris Saint-Germain”, thuhet në njoftimin e Bayernit
#King2027 👑 pic.twitter.com/LJlNeQrn3K
— FC Bayern English (@FCBayernEN) January 12, 2022
