Të fundit

Aeroplani i vogël rrëzohet në autostradë në Itali, vdesin dy persona

Një aksident fatal ka ndodhur në Brescia të Italisë.

Siç raporton Blick, një aeroplan i vogël u rrëzua mbi një autostradë të martën.

Një video tregon aeroplanin duke lëvizur pothuajse vertikalisht drejt rrugës, i cili pastaj përplaset në autostradë.

Sipas raportimeve të medias, dy persona vdiqën në aksident. Këta ishin dy pasagjerët e aeroplanit të vogël. Mrekullisht, nuk pati të lënduar të tjerë.

Aksidenti thuhet se ndodhi pranë Azzano Mella në Brescia të Italisë, pranë një kryqëzimi autostradash.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci