Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas infektimit me koronavirus tani punët e komunës po i kryen nga shtëpia.
Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook bëri të ditur se bashkë me ekipin e tij, zhvilluan një takim në “Zoom” me drejtoreshën e Manifestës, Hedwig Fijen dhe stafin e saj.
“Është në interesin tonë të përbashkët që të përgatitemi sa më mirë për Bienalen Nomade Evropiane, Manifesta këtë vit, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijësimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës”, shkroi i pari i kryeqytetit.
