Të fundit

Netanyahu kritikon Starmer: Njohja e shtetit palestinez shpërblen Hamasin dhe ndëshkon viktimat e tij

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër homologun e tij britanik për planin për të njohur një shtet palestinez, duke pretenduar se “Starmer po shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit dhe po ndëshkon viktimat e tij”.

“Një shtet xhihadist në kufijtë e Izraelit SOT, do të kërcënojë Britaninë NESËR”, shkroi ministri izraelit në X.

Netanyahu thotë se politika e paqësimit kundër terroristëve xhihadistë ka dështuar, duke sugjeruar se edhe plani britanik është i destinuar të dështojë.

“Paqësimi ndaj terroristëve xhihadistë dështon gjithmonë. Do t’ju dështojë edhe juve. Nuk do të ndodhë”, theksoi ai.

Një ditë më parë Keir Starmer u paraqiti ministrave të tij një plan gjithëpërfshirës paqeje për Gazën, i cili, ndër të tjera, përcakton se nëse Izraeli nuk bie dakord për një armëpushim, Mbretëria e Bashkuar do të njohë një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Plani thuhet gjithashtu se përfshin një rritje të menjëhershme të ndihmës humanitare, përjashtimin e Hamasit nga çdo formë qeverisjeje dhe mbështetje praktike për një marrëveshje paqeje të garantuar ndërkombëtarisht.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci