Të fundit

“Është një ndeshje e madhe” – kapiteni i Larnes flet para duelit kundër Prishtinës

Kapiteni i skuadrës së Larnes, Tomas Cosgrove, ka thënë se të enjten i pret një ndeshje e madhe në Prishtinë, ku do të luajnë kundër fituesit të Kupës së Kosovës.

Prishtina do të jetë nikoqire e Larnes, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Mbrojtësi i skuadrës irlandeze, Cosgrove ka thënë se bashkëlojtarët e tij “duhet ta mbajnë topin më mirë” në ndeshjen e kthimit.

32-vjeçari irlandez ka thënë se skuadra e tij ka luajtur mirë në ndeshjen e parë, por fatkeqësisht nuk kanë arritur të shënojnë gola.

Sipas tij, gabimet e bërë në ndeshjen e parë do të mundohen t’i përmirësojnë në atë të kthimit, që do të zhvillohet të enjten në Prishtinë.

“Ishte një ndeshje e çuditshme. Ne luajtëm mirë për 65 minuta dhe u zhgënjyem që nuk shënuam disa gola. Përfunduam me rezultatin 0-0 dhe ishim të lumtur për këtë sepse qëndruam vërtet të fortë drejt fundit. Është një ndeshje e madhe të enjten në mbrëmje. Ne e dimë se çfarë bëmë mirë në ndeshje dhe e dimë se çfarë bëmë gabim, kështu që do të përpiqemi ta adresojmë këtë”, tha Cosgrove.

Prishtina barazoi pa gola në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim. Të enjten do të zhvillohet ndeshje e kthimit, ndërsa fituesi do të vazhdojë tutje në rrethin e tretë kualifikues.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin midis klubit portugez CD Santa Clara dhe ekipit kroat NK Varazdin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci