Të fundit

Vendimi i Trumpit për lëvizjen e nëndetëseve e ka vënë Rusinë në qetësi

Presidenti amerikan Donald Trump i ofenduar nga postimet e ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, ka urdhëruar lëvizjen e anijeve bërthamore afër Rusisë.

Korrespondenti i BBC-së në Rusi shkruan se nuk ka lëvizje nga Rusia të cilën e ka kapluar një heshtje.

“Mediat ruse e kanë shpërfillur vendimin e Trumpit”, shkruan Steve Rosenberg nga Moska.

Në gazetën moskovitë Komsomolets shumë analistë nuk i kanë besuar deklaratës së Trumpit se ka vendosur afër Rusisë dy nëndetëset.

Si shembull ata kanë marrë rastin e vitit 2017 kur Trumpi njoftoi se kishte vënë në lëvizje dy nëndetëse afër gadishullit korean si shenjë paralajmërimi për Korenë e Veriut.

Jo fort larg pas atij vendimi, Trumpi ishe takuar me liderin verikorean Kim Jong-Un.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Kremlini. As nga Ministria e Jashtme apo e Mbrojtjes.

Nuk ka pasur as ndonjë njoftim se nëndetëset ruse janë pozicionuar afër Amerikës.

“Them se Moska ose është duke studiuar situatën dhe po mendon çfarë të bëjë, ose Moska nuk e ndjen se duhet të reagojë”, shkruan korrespondenti i BBC-së në Moskë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci