Transmetuesi britanik BBC ka raportuar për Dua Lipën që të premten ka marrë shtetësinë e Kosovës.
BBC ka përmendur edhe deklaratën e Dua Lipës që ka thënë se “tani dy anët e mia janë një” pasi mori shtetësinë.
“Dua Lipa ndodhet në Kosovë për Festivalin treditor Sunny Hill, në të cilin ka kënduar të premten”, raporton BBC.
“Presidentja Vjosa Osmani që ishte nikoqire e ceremonisë ka thënë se ishte ‘nder’ që po ia jepte Dua Lipës shtetësinë, duke e cilësuar si një prej figurave ikonë të historisë së vendit tonë”, shkruan BBC.
BBC shkruan se si Dua Lipa shpesh ka folur për dashurinë që ka për shtetin e Kosovës dhe vazhdimisht ka ndihmuar komunitetet në Kosovë.
