Të fundit

Kajtazi: Për Vetëvendosjen, autostrada Kosovë–Shqipëri ishte veç temë korrupsioni

Në emisionin “VV Show”, gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me projektin e autostradës Kosovë–Shqipëri, duke vënë në pah një qasje të dyfishtë të këtij subjekti politik.

“Lëvizja Vetëvendosje çka i ka bërë qeverisë së zotit Thaçi për kontratën për autostradën që ishte një kompani amerikane, konzorcium me një kompani turke, kërkujt nuk i interesonte ky interesi kombëtar. Sot është një autostradë e kombit që e lidh Kosovën dhe Shqipërinë,” tha Kajtazi.

Ai theksoi se në atë kohë nuk është vënë theksi tek rëndësia strategjike e projektit, por vetëm tek akuzat për korrupsion.

“S’janë marrë fare me këtë çështje, thjesht insistimi ka qenë me pa kontratën dhe akuzat se këtu ka korrupsion,” shtoi ai.

Sipas Kajtazit, Vetëvendosja ka mbajtur një qëndrim kontradiktor: “Domethënë edhe në të kaluarën ka ndodh, vetëm ky subjekt politik është ‘në të dyja anët’!”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci