Të fundit

Zbulohen detaje nga kontrata e re e Armando Brojës

Marrëveshja është arritur. Mbeten vetëm të limohen detajet e fundit, firma në kontratë dhe prezantimi zyrtar. Por në Angli nuk kanë dyshime.

Armando Broja mund të quhet që tani një lojtar i Burnley.

Pavarësisht interesimit nga Liga të tjera të futbollit europian, sulmuesi i kombëtares kuqezi vendosi të qëndrojë në Premier.

Një tjetër shans për të treguar vetën në kampionatin më të fortë të botës, që vlen edhe për një revansh personal në karrierë që deri tani nuk ka shpërblyer pritshmëritë, për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë kushtëzuar ecurinë e tij.

Por transferimi te Burnley mund të jetë zgjedhja e duhur, kjo edhe për shkak të besimit që ka klubi anglez te sulmuesi 23 vjeçar.

Një konfirmim për këtë vjen nga detajet e kontratës së zbuluar nga mediat angleze, përcjell abcnews.

Pas shumë huazimesh, ky do të jetë një transferim përfundimtar për Armando Brojën, ndërsa Burnley do paguajë 20 milion stërlina për të marrë kartonin e tij nga Chelsea.

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmen lokale, firma e sulmuesit do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2030.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci