Bahrie Çunaku-Vitija i është bashkuar Lidhjes për Prishtinën.
Kështu ka njoftuar kryetari i saj, Fehmi Kupina.
Shkrimi i tij:
Bahrie Çunaku-Vitija është një tjetër grua kandidate për Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ajo i bashkëngjitet iniciativës sonë me një sfond në fushën e edukimit dhe sektorit publik.
Tash e disa vite Bahria është e angazhuar në institucionin e Kryeqytetit në pozita të ndryshme duke e bërë atë me përvojë multi-disiplinore të shërbimeve të ofruara nga ky institution.
Ajo po i hyn gares për Kuvend Komunal me synimin për të përfaqësuar gratë, avancuar politikat në sektorin e arsimit në Kryeqytet si dhe për të përmirësuar pozitën e punonjësve publik në nivel lokal.
