Të fundit

Escobar: Bashkë me Lajçakun së shpejti do ta vizitojmë Ballkanin Perëndimor

Zv-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar është deklaruar se së bashku me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do t’i vizitojnë vendet e rajonit.

Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se së shpejti do të bëjë një udhëtim në rajon.

“Mbetet për t’u parë. Ne po e fillojmë këtë vit të ri me energji të ripërtërira dhe me një theks të ri për funksionimin e dialogut. Së shpejti do të bëj një udhëtim në rajon, së bashku me zotin Lajçak për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të shfaqur angazhimin tonë në drejtim të funksionimit të dialogut. Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe unë shpresoj se do të bëjmë përparim.

Por më duhet të them se në këtë drejtim, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka lidhje thjesht me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe me kolegët tanë në rajon. Dhe në këtë drejtim do të thoja se Shqipëria ka qenë shumë e dobishme. Tirana flet me të dyja palët në mënyrë konstruktive dhe mbështet plotësisht përpjekjet tona për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që ne e vlerësojmë”, tha Escobar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci