Të fundit

“Osmani argat i Kurtit”, Kajtazi komenton tërheqjen e kërkesës në Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi njoftoi tërheqjen e kërkesës së saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, të dorëzuar në korrik, për sqarimin e situatës nëse Kuvendi nuk do të konstituohej deri më 26 korrik, afati i vendosur më parë nga kjo gjykatë. Arsyeja e tërheqjes, sipas Osmanit, ishte pranimi i çështjes nga gjyqtari serb Radomir Laban.

Gazetari Vehbi Kajtazi komenton se kjo tërheqje është një lëvizje e qëllimshme dhe pjesë e lojës politike të Osmanit, që sipas tij, po i shërben interesave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Vjosa Osmani i dha goditje tepër të rëndë Gjykatës Kushteutese. Ajo nuk gjeti behan për gjqytarin Radomir Laban por kur morri vesh që lënda e saj i ka ra këtijj gjqyttari, e kontestoj edhe e tërheqi lëndën”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Ai shtoi se arsyeja e tërheqjes ishte sepse çështja do të shpallej e papranueshme.

“Arsyeja pse e ka tërheq ka të bëjë me faktin se ka marrë vesh që shpallet e paparanueshme. Sepse lënda e Vjosa Osmanit ka qenë palidhje, nuk kanë ditë me shkru prandaj kanë pas me ia hedh posht. Ajo dha goditje përmes Laban”.

Kajtazi e akuzoi Osmanin se po luan rolin e një “argati të Kurtit”.

“Tash sërish regjimi u kthyen te Laban. Mu më del që Osmani ka privu edhe njëherë me ia kry një argat Kurtit dhe gjërat po lidhen njëra me tjetrën. Janë vetëm pak ditë. Kur sulmohet sërish Laban me iniciativën e Osmanit”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci