Të fundit

Nagavci: Ndërprerja e mësimit s’duhet të përsëritet

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se respektimi i masave dhe kujdesi i shtuar sigurojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ajo thotë se që nga shfaqja e COVID-19, fëmijët kanë përjetuar një fëmijëri dramatikisht të ndryshme që do ta mbajnë mend gjatë gjithë jetës së tyre, teksa shtoi se kanë humbur orët mësimore, janë përballur me stres e presion të jashtëzakonshëm, ndarjen nga shokët, shoqet e mësuesit/et, dhe janë ballafaquar me mungesën e rutinës ditore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja e MAShTI-t, thekson se si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe Kosova po vazhdon një vit tjetër shkollor në kushte të COVID-19.

“Ndërprerja e mësimit s’duhet të përsëritet”.

“Task Forca për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në MASHTI, sot ka mbajtur takimin e rradhës dhe ka dhënë disa rekomandime, me theks të veçantë në respektimin me përpikëri të masave anti-COVID-19 nga të gjithë akterët e përfshirë në sistemin edukativ-arsimor (prindërit, nxënësit, mësimdhënësit, drejtoritë e shkollave, DKA-të, etj.), sipas udhëzimeve të IKSHPK dhe në përputhje me gjendjen epidemiologjike në vend”, shkroi ajo.

“Përfaqësuesit e IKSHPK-së, gjatë takimit, kanë ritheksuar nevojën e vaksinimit dhe respektimit rigoroz të masave parandaluese kundër pandemisë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik dhe të sigurohet mbarëvajtja e mësimit.

Që fëmijët të vazhdojnë të mësojnë, ne të gjithë duhet të respektojmë dhe zbatojmë masat mbrojtëse për COVID-19. Ky brez nuk mund të përballojë më ndërprerje në arsimin e tyre, prandaj ne duhet t’i mbajmë shkollat ​​hapur. Nga kjo varet e tashmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e brezit të ri”, përfundoi shkrimi i Nagavcit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci