Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin “VV Show”, ka deklaruar se kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujoviq, ka qenë një nga zërat që publikisht ka kërkuar përjashtimin nga Gjykata Kushtetuese të gjyqtarit Radomir Llaban.
“Njeri prej njerëzve që e ka ngritur zërin publikisht, që nuk është ndalur asnjëherë në raport mekundërshtin dhe kërkesat për përjashtimin nga Gjykata Kushtetuese të z. Llaban, është Sllobodan Vujoviq, kryetar i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës”, tha Kajtazi.
Ai shtoi se kjo ndodhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin futur në listën e zezë Millan Radojçiqin, të cilin e cilësoi si të konfirmuar si terrorist.
“Z. Vujoviq ka bërë shkrime publike, i është drejtuar ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Cakaj, më pas i është drejtuar Presidentes së Kosovës nëpërmjet emailit. Këto email më janë përcjellë mua, të cilat i posedoj këtu, duke i kërkuar që të nisin procedurat e shkarkimit të z. Llaban për shkak të lidhjeve të tij me Millan Radojçiqin,” deklaroi Kajtazi.
