Të fundit

Visar Ymeri: Në Serbi, përndjekja mund të bëhet edhe për arsye politike

Analisti Visar Ymeri, në emisionin VV Show, ka thënë se në Serbi pushteti i presidentit Aleksandar Vuçiq shtrihet edhe mbi gjykata, gjë që bën që ndjekjet gjyqësore të mos jenë gjithmonë të natyrës ligjore.

“Në Serbi, fatkeqësisht, për shkak të pushtetit enorm që e ka Vuçiqi mbi çdo gjë tjetër, e ka edhe në gjykata. Kështu që përndjekja në Serbi mund të bëhet edhe për arsye politike, nuk është domosdoshmërisht përpjekje gjyqësore,” tha Ymeri.

Ai shtoi se një person i dënuar në Serbi mund të shihet si armik i pushtetit dhe për këtë arsye të bëhet i rëndësishëm dhe i përdorshëm për Kosovën.

“Dhe këta, momentin që shkojnë në Serbi, i arrestojnë sepse kanë vuajtje të dënimit. Z. Llaban mendoj që do ta rrezikonte të njëjtën gjë. Këta e kanë një arsye shtesë për me i pas mirë punët me institucionet e Kosovës,” u shpreh Ymeri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci