Të fundit

Baraliu: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

Profesori Mazllum Baraliu në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se kriza politike u stërzgjat për shkak të zvarritjeve të bllokadave dhe inateve politike.

Ai ka shtuar se sot është një krizë e thellë që reflektohet shumë keq në obligimet që ka shteti, duke shtuar se tashmë është tejkaluar çdo masë edhe e besimit ndaj qytetarëve.

“Është stërzgjatur shumë kriza politike të shkaktuar për arsye jo relevante, më tepër periferike, teknike të gjimnastikave politike dhe jo një krize reale. Për shkak të inateve, pagatitshmërisë, dhe ndoshta edhe paaftësisë të kësaj klase”, tha Baraliu.

Baraliu tha se tre – katër ditët e ardhshme, Kuvendi do të duhej të ishte i konstituuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci