Të fundit

Memli Krasniqi: Nuk ka vota për ish-ministra të Qeverisë Kurti

Kryetari i Partisë Dmeokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të votojë për kryetar të Kuvendit kandidatët që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

Pas dështimit të 55-të për konstituimin e Kuvendit, Krasniqi bëri të ditur se LVV-ja duhet të propozojë një kandidat që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë.

“Ne erdhëm sot me shpresë që LVV do të propozojë një kandidat që do të merrte votat në mënyrë që të vazhdonim me konstituimin e Kuvendit, megjithatë ju e patë që ata dolën me dy propozime. Nuk e di me çfarë politike, apo çfarë rregullore Dehari e mbylli seancën, por së paku mund të themi se kemi një rikthim te pika ku kemi qenë e nga ku nuk është dashur të largohemi asnjëherë. PDK voton një kandidat të pranueshme nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së kaluar. Është një qëndrim që e kemi ofru pa na e kërku. Nëse VV dëshiron me bo një zgjedhje sot mundemi me përfundu, nuk ka vota për Albulena haxhiun, nuk ka vota as për ministra”, ka thënë ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci