Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij ka marrë përgjegjësinë që i ka takuar sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se AAK-ja ka vepruar sipas udhëzimit të Kushtetuesës, teksa ka fajësuar homolgun e tij nga LDK, Lumir Abdixhikun.
Sipas Haradinajt, Abdixhiku dhe deputetët e LDK-së janë “betonuar” pro bllokadës.
“AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë. Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir”, thuhet në postimin e Haradinajt.
