Të fundit

KRU Mitrovcia njofton për reduktime të ujit sonte në disa pjesë të Vushtrrisë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në gypin kryesor furnizues në Vushtrri, janë duke u kryer punime.

Si shkak i kësaj, KRU “Mitrovica” thotë se Qyqavica, Doberlluku, Smrekonica, Pantina, Akrashtica dhe një pjesë e qytetit të Vushtrrisë do të mbesin pa ujë.

“Për shkak të punimeve në gypin kryesor furnizues 700mm, furnizimi me ujë të pijes do të ndërpritet përkohësisht në këto zona: Qyqavicë, Doberllukë, Smrekonicë, Pantinë, Akrashticë, si dhe në një pjesë të qytetit të Vushtrrisë. Ndërprerja do të fillojë sonte nga ora 22:00 dhe pritet të zgjasë deri të hënën, kur do të rikthehet furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci