Të fundit

Kajtazi: Përparim Rama po e shkërrmoq Albin Kurtin

Në emisionin “VV Show”, gjatë diskutimit për zgjedhjet lokale dhe kandidaturat në Prishtinë, gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama, i cili synon edhe një mandat tjetër.

Duke komentuar për përplasjet e Ramës me Kurtin, Kajtazi tha se Rama po e shkërrmoq kryeministrin në detyrë dhe se mënyra se si po ia përplas ka “marifet”.

“Mënyra qysh Përparim Rama po ia përplas Kurtit po ka marifet. Shumë i çiltër, shumë i thjeshtë. Ai e fton për bashkëpunim, ky i qet bllokada. Dhe e shkërrmoq kryeministrin, paramendo gjith këto vota i ka ai njeri dhe nuk është në gjendje dy minuta debat me i mbajt me Përparim Ramën, pse? Se mendësia e tij është bllokuese, është shkatërruese në fakt”, tha Kajtazi.

Ai theksoi se për këtë arsye Vetëvendosja duhet të ndëshkohet në këto zgjedhje, duke mos fituar asnjë komunë.

“Prandaj kish qenë mirë që Vetëvendosja në këto zgjedhje mos me marrë asnjë kandidat. Pavarësisht se për disa kam vlerësim tjetër, por si subjekt politik duhet me u ndëshku mos me marrë asnjë komunë që edhe mund të ndodh një gjë e tillë, si mesazh që ti nuk je tu bo kurgjo për këtë vend”, u shpreh ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci