Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se janë vendosur 5 mijë e 600 dollapë në 9 shkolla të kryeqytetit me një mision të vetëm: që të mos ketë më çanta të rënda për nxënësit.
Rama ka thënë se fillimisht dollapët do të jenë për nëntë shkolla, por gjatë vitit do të vazhdohet për vendosjen e tyre në krejt shkollat e Prishtinës.
