Të fundit

Të paktën 13 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 13 palestinezë të tjerë, përfshirë 3 fëmijë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria që po përjetohet për shkak të sulmeve dhe bllokadës izraelite.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza u ndanë informacionet e fundit mbi ata që kanë vdekur nga uria.

Në deklaratë thuhet se 13 palestinezë të tjerë, përfshirë 3 fëmijë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit.

Numri i personave që kanë vdekur nga uria në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 361, prej të cilëve 130 janë fëmijë.

Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga OKB-ja, në deklaratën e bërë më 22 gusht theksoi se që nga shpallja e urisë e deri më tani në qytetin e Gazës kanë humbur jetën nga uria dhe kequshqyerja 70 persona, prej të cilëve 12 janë fëmijë.

Në raportin e fundit të publikuar nga IPC i mbështetur nga OKB-ja u njoftua se “që nga 15 gushti 2025, në qytetin e Gazës u konfirmua nga provat se uria është në nivelin 5, i njohur si ‘niveli katastrofik’”.

“Pas 22 muajsh të konfliktit brutal, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës përballen me kushte katastrofike të karakterizuara nga uria, varfëria dhe vdekja”, thekson raporti i IPC-së.

– Gaza po vdes nga uria

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite dhe një rrethimi të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës. Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.

Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës duke shkatërruar edhe infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur me urdhër dëbimi në zonat ku ata janë strehuar.

Raportohet se numri i njerëzve të zhvendosur nga sulmet dhe urdhrat e deportimit izraelit në Gaza, e cila ka një popullsi prej afërsisht 2,3 milionë banorësh, ka arritur në 2 milionë dhe shumë njerëz janë zhvendosur disa herë.

Të privuar nga furnizimet bazë, palestinezët e zhvendosur përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara ose në shkolla të mbipopulluara ku furnizimet higjienike janë të pakta dhe sëmundjet infektive janë të përhapura.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci