Të fundit

Beçiragiqi udhëheq Bosnje dhe Hercegovinën drejt suksesit historik në Eurobasket

Kombëtarja e Bosnje dhe Hercegovinës në basketboll arriti një fitore të madhe në Kampionatin Evropian.

Të udhëhequr nga trajneri Adis Beçiragiq, Bosnja e mposhti Greqinë me vetëm tri pikë dallim, 80:77.

Me këtë fitore kombëtarja boshnjake ka arritur shanset për një kualifikim në 1/8 e më të mirëve.

Basketbollisti Jusuf Nurkić udhëhoqi ekipin boshnjak me 18 pikë dhe 10 kërcime, i ndihmuar nga John Roberson i cili shënoi po aq pikë. Edin Atić ishte gjithashtu me shifra dyshifrore me 15 pikë dhe 8 kërcime.

Bosnja luan të enjten kundër Gjeorgjisë dhe një fitore eventuale do të thoshte kalim tutje në fazën e radhës të Eurobasketit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci