Të fundit

Juve konfirmon listën e futbollistëve për Champions, Zhegrova do të luajë kundër Real Madridit

Një ditë pas mbylljes së afatit kalimtar, skuadra e Juventusit ka prezantuar zyrtarisht listën e futbollistëve të saj për UEFA Champions League.

Në listën e futbollistëve të Juventusit për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve është futur edhe përforcimi i fundit i juventinëve, sulmuesi kosovar Edon Zhegrova.

Mungesa e vetme e regjistruar në këtë listë është në sulm, ajo e Arkadiusz Milik .

Me përforcimet e fundit, Juventus synon që të arrijë sa më lartë në Ligën e Kampionëve si dhe në elitën e futbollit Italian.

Ndeshjen e parë në Champions Juventusi do ta zhvillojë më 16 shtator ku do të pres në shtëpi skuadrën e Dortmundit, ndërkaq do të përballet edhe me skuadra si Real Madridi, Villareali e Sportingu.

Kjo do të jetë një mundësi e artë për Zhegrovën që ta shfaq talentin e tij.

Juventus pagoi 14,3 milionë euro te Lille për shërbimet e Zhegrovës, ndërsa kjo pagesë do të bëhet brenda katër viteve financiare. Tarifa shtesë është 1,2 milion euro.

Kontrata e Zhegrovës me Juventusin është e vlefshme deri më 30 qershor 2030.

Më poshtë është lista e plotë e futbollistëve të Juventusit:

Portierë: 1 Perin, 16 Di Gregorio, 23 Pinsoglio

Mbrojtës: 3 Bremer, 4 Gatti, 6 Kelly, 15 Kalulu, 18 Kostic, 24 Rugani, 25 Joao Mario, 27 Cambiaso, 32 Cabal

Mesfushorë: 5 Locatelli, 8 Koopmeiners, 19 Thuram, 21 Miretti, 22 McKennie

Sulmues: 7 Conceicao, 9 Vlahovic, 11 Zhegrova, 17 Adzic, 20 Openda, 30 David.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci