Gazetari Imer Mushkolaj e ka kritikuar Albin Kurtin për refuzim të bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë në rastet që ndërlidhen me korrupsionin, pasi kryeministri në detyrë u paraqit të mërkurën në Gjykatë në një rast në cilësinë e të dëmtuarit.
Mushkolaj tha se veprimi i Kurtit të mërkurën dëshmon se “për të interesi personal është më i rëndësishëm se ai publik”.
“Albin Kurti refuzon të dëshmojë për rezervat shtetërore në prokurori, por shkon në gjykatë në rastin e kanosjes ndaj tij”, tha Mushkolaj.
“Për të interesi personal është më i rëndësishëm se ai publik. Për të korrupsioni është OK, ama statuset në Facebook janë të patolerueshëm”, përfundoi Mushkolaj në një shkrim në Facebook.
