Autostrada “Ibrahim Rugova” do të jetë e mbyllur për kohë të caktuar të enjten, të premten dhe të shtunën. E mbyllur për kohë të caktuar do të jetë autostrada Prishtinë-Shkup.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këtë kërkesë e ka bërë Federata e çiklizmit që do të mbajë garën ndërkombëtare “Tour de Kosovo”.
Kjo është koha kur do të jenë të mbyllura autostradat:
- Etapa e parë, me datën 04.09.2025 nga ora 12:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – dhe pastaj do të vazhdojnë deri në përfundim tek dalja e autostradës në Malishevë në kilometrin e 52-të.
- Etapa e dytë, me datën 05.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.
- Etapa e tretë, me datën 06.09.2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku edhe do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së III-të.
Andaj, informojmë pjesëmarrësit në trafik që do të shfrytëzojnë këto akse rrugore sipas datave dhe orarit të zhvillimit të këtyre garave, se në këto segmente rrugore do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të trafikut si dhe ngadalësim të rrjedhës së trafikut, me ç’rast kërkojmë mirëkuptim dhe inkurajojmë shoferët që sipas mundësive të shfrytëzojnë rrugë alternative.
