Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 14:45 në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë ka arrestuar një 21-vjeçar me inicialet A.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Arrestimi i tij erdhi pasi policia bëri një kontrollë të detajuar të veturës tipit BMW që i përkiste të dyshuarit.
Policia në veturën e të dyshuarit ka sekuestruar një revole të tipit CZ, e kalibrit 9 mm, pesëmbëdhjetë copë fishek të kalibrit 9 mm, si dhe një (1) karikator.

