Të fundit

SBAShK-u i shqetësuar për mungesën e librave – nuk përjashton grevat

Këshilli Drejtues i SBAShK-ut, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku u trajtuan disa çështje me rëndësi për anëtarësinë dhe arsimin në vend.

Përmes një komunikatë për media, SBAShK-u tha se një nga temat kryesore të mbledhjes ishte mungesa e teksteve shkollore, problem që po përsëritet edhe këtë vit.

“Kryetarët e niveleve komunale raportuan se situata është më e theksuar te klasat VI–IX, ku ka mungesë të librave për shkak të dallimeve në numrin e nxënësve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa tekstet e dorëzuara janë shpesh të dëmtuara dhe pothuajse të papërdorshme”, thuhet tutje në komunikatë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte shqetësimi për mosformimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.

“Këshilli Drejtues vlerësoi se vonesat e gjata po dëmtojnë procesin arsimor dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit. U ra dakord që sapo të formohet Qeveria, SBAShK-u të nisë dialogun për adresimin e kërkesave të kahershme të anëtarësisë”, thuhet tutje në njoftim.

Nëse nuk do të ketë gatishmëri për dialog dhe rezultate konkrete, SBAShK-u thotë se do të nisë veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme.

Gjithashtu, Këshilli Drejtues mori vendim unanim që udhëheqësit e Shoqatave Sindikale që garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, të dorëhiqen nga pozitat sindikale ose ndaj tyre të ndërmerret vendimi për shkarkim deri në përfundim të procesit zgjedhor.

“Në fund të mbledhjes, u trajtuan edhe tema të tjera që ndërlidhen me organizimin dhe funksionimin e sindikatës”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci