Të fundit

40% e të punësuarve në Kosovë, me kredi aktive

Numri i kredive në sistemin bankar të Kosovës ka shënuar rritje gati 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga 1 janari deri më 27 gusht 2025, kredi marrësit kanë arritur në 26,029, krahasuar me 24,805, sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo sipas të dhënave që Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë për Tëvë1.

E sipas BQK-s faktorët kryesorë të rritjes janë nevoja për financim nga ndërmarrjet dhe ekonomitë familjare, si dhe kushtet më të favorshme të ofertës.

“Numri i kredive të reja të lëshuara nga bankat në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 është rritur për 4,552 apo një rritje prej 11.8%. Gjithashtu rritje ka shënuar edhe shuma e kredive të reja të lëshuara nga bankat në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, me një rritje prej 244.8 milionë euro, apo një rritje prej 20.5%”, thuhet nga BQK.

Sipas ekonomistit, Bashkim Mustafa, në rast se këto kredi do të ishin të orientuara në biznes dhe në hapjen e vendeve të punës, do të kishte një efekt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Po të ishin kredi të orientoheshin në biznes, në ekonomin prodhuese atëherë sigurisht që do të jepnin kontributin e tyre në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Por, në raportin e Bankës Qendrore potencohet që pjesa më e madhe është e kredive konsumuese çka do të thotë që ekonomit familjare këto kredi i përdorin për mbulimin e kostos së lart të jetesës që është bërë e pa përballueshme për qytetarët e vendit”, vlerëson Mustafa.

E në rast se nuk ka reflektim nga qeveria, sipas Bashkim Mustafës, qytetarët do të vazhdojnë të marrin më shumë kredi për konsum.

“Nëse nuk ka reflektim të qeverisë dhe institucioneve që të ketë lëvizje në rritjen e nivelit të të ardhurave, pagave dhe të ardhurave tjera të ndryshme që vjen nga buxheti i shtetit, sigurisht që nevojat do të plotësohen në formë të kredive” , thotë Mustafa.

Ndërsa këtë vit, sipas BQK-së, është shënuar shkalla më e ulët të kredive me probleme.

“Këtë vit kemi shënuar shkallën me të ulët të kredive me probleme të shënuar ndonjëherë, e që është përafërsisht 2% në totalin e kredive, atëherë kemi të bëjmë me një rrezik të ulët të kthimit të kredive. Janë të dhëna që sistemin bankar të Kosovës e krahasojnë me vendet evropiane me shkallen e ulët të treguesve për kreditë me probleme (Non-Performing Loans – NPL), në sistem”, thuhet nga BQK.

E sipas vlerësimeve të BQK-ës në mars të 2025, rreth 40% e të punësuarve në Kosovë zotërojnë kredi aktive.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci