Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit policor, i dyshuari ishte në kërkim për veprat penale “Mosopërfillje e gjykatës” dhe “Vjedhje e rëndë”.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
