Të fundit

Vrau tre të afërmit e saj me kërpudha helmuese, australiania dënohet me burg të përjetshëm

Një grua australiane është dënuar me burgim të përjetshëm, pa asnjë shans për lirim për të paktën 33 vjet, për vrasjen e tre të afërmve dhe përpjekjen për të vrarë një tjetër me kërpudha helmuese.

Dënimi me burg, një nga më të gjatët që i është dhënë ndonjëherë një gruaje në Australi, do të thotë që 50-vjeçarja Erin Patterson, do të jetë në të 80-at para se të mund të aplikojë për lirim me kusht, raportoi të hënën BBC-ja.

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë tha se krimet e kryera nga përfshijnë “fshehje të hollësishme”.

Patterson vrau vjehrrin e saj, Don dhe Gail Pattersonin, të dy 70 vjeç, dhe motrën e Gailit, Heather Wilkinson, 66 vjeç, pasi u shërbeu atyre një mish viçi Ëellington të helmuar në shtëpinë e saj në Victoria në vitin 2023.

Ndërsa burri i Heatherit, Ian Wilkinson, i mbijetoi drekës pasi u shërua nga koma dhe ka probleme të vazhdueshme shëndetësore që lidhen me helmimin.

Pattersoni ka kohë që e mohon fajësinë, duke thënë se kërpudhat toksike në pjatën që ajo përgatiti u shtuan aksidentalisht dhe se kurrë nuk ka pasur ndërmend t’i dëmtonte të afërmit e saj.

Ajo do të vuajë tre dënime të njëpasnjëshme me burgim të përjetshëm për tre vrasjet dhe 25 vjet për tentativën e vrasjes së Wilkinsonit.

Gjatë fjalës së tij në shpalljen e dënimit, gjyqtari Christopher Beale tha se rëndësia e krimeve të kryera nga Pattersoni nënkupton shqiptimin e dënimit maksimal.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci