Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas ndalimit të kameramanit Jetmir Muji, duke e krahasuar situatën me trajtimin që i ishte bërë familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në një postim, Mehmetaj ka thënë se djali i Thaçit ishte ekspozuar publikisht pa pasur të drejtë në privatësi, ndërsa në rastin e vajzave të Presidentes Vjosa Osmani po veprohet ndryshe.
“Djalin e Hashim Thaçit bon… Këtë bon se djali i Hashim Thaçit nuk rrjedh nga një familje jugonostalgjike. Ai s’ka pas as s’ka të drejtë në privatësi. Ama çikat e Vjosës po”, ka shkruar Mehmetaj.
Ai ka shtuar se më e rënda është se aksione të tilla dikur janë cilësuar “progresiste”, ndërsa liderët që i kanë mbështetur janë paraqitur si “intelektualë”.

