Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka vendosur të garojë në zgjedhjet lokale të këtij viti me një slogan të vjetër, madje jo të tijin.
“Bashkë për Mitrovicën” është slogani që Peci e ka shpallur si moto të fushatës së tij, por ky ishte po i njëjti slogan që përdori Bedri Hamza i PDK-së në vitin 2021, kur garoi dhe fitoi për të njëjtën pozitë.
Asnjë ndryshim, asnjë fjalë e re, vetëm një riciklim i pastër i një slogani tashmë të përdorur, çka ka nxitur reagime dhe ironi në rrjete sociale.
Kjo u bë publike mbrëmë, menjëherë pas debatit në ATV ku Peci u përball me kandidatin aktual të PDK-së, Arian Tahiri. Debati u karakterizua me tensione dhe akuza të ndërsjella, ku Peci u pa në pozitë defanzive, duke shmangur përgjigjet për çështjet konkrete të komunës.

Faton Peci ka vite që nuk jeton në Mitrovicë dhe duket se është shkëputur edhe politikisht nga zhvillimet e atjeshme.

