Shkruan Valon Syla
Mbramë nga debati e pashë që nga fjalori politik i deputetit Guxo/VV, Krakit strategjia e Albin Kurtit është “Shantazhi Patriotik”…
Nga mungesa e sukseseve dhe deshtimeve nga mos puna, hajnia e deri te prishja e bashkëpunimit strategjik me SHBA e vetmja kartë zgjedhore mbetet fjalori, anti Serbi, anti Lista Srpska dhe pretendimi për Shqiptaro-Madhni… e që në realitet flasin në telefon msheft me Srpskan si rasti me Mimoza Kusarin etj… apo këto mesazhe i jepin njerëzit që ishin të afërt me regjimet e kaluara serbe.
Ata dojnë me i shti tjeret në mbrojtje të fakteve, serbeve kishe dhe pastaj me i akuzu se ju që jeni kundër neve, jeni me serbë… pra me i shantazhu me patriotizëm që është taktikë e lodhtë elektorale… që se besoj se dhezë.
Me serb janë ata që na izolojnë me sanksione, që i shajnë themeluesit e UCK dhe Republikës dhe posaqërisht që na largojnë nga Amerika.
Këto fore dhe këto taktika nuk besoj se do të kenë efekt sikur në të kaluarën dhe që besojnë për këto zgjedhje më.
Qytetarët e Kosovës e dinë sa pyeten serbet e sa Vetëvendosja… dhe dëmet e shkaktuara nuk i bëri srpska, ata luajtën në terrenin që ja u ndreqi Kurti me VV dhe fajtorët apo dëmtuesit për këtë janê të qartë me adresë emer e mbiemër.
Kosovarët e dinë dhe nuk besojnë mo se Vetëvendosje po na ruan nga Serbet e aq më pak edhe nga Amerika njëkohësisht. Sepse kjo aq sa është absurde, aq sa rren e madhe, madje poshtërsi që rrëshqet në tradhëti.
Ska pasë qeveri ma shumë që i ka ndihmu Serbisë se kjo e Albin Kurtit, dhe kjo po shihet çdo dite e ma shumë.
Ideja është të shpëtohet Kosova, nga këta shantazhues patriotizmi sepse Albin Kurti dhe këta e patën sa i përket me i llogaritë Amerika partnerë dhe sukseset tona ishin dhe janë vetëm atëherë.
E na krejt çka kemi, e kemi prej tyre, perendimit dhe UÇK’së dhe njerëzve që e lexuan mirë historinë nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot. Albini nuk ishte kurrë lexues i mirë i historisë. As në luftë, as në Rambuje, as nê Vjenë e as sot.
Prej Albinit e pamë. Patriotizmi i tyre është anti kosovar, anti uçk dhe anti amerikan që paketohet si antiserb, e që përfubon në Ujamn tu kcy dallëndyshe si arritje e madhe kishe.
Ta shpëtojmë Republikën se këta e patën për ata që marrin vesh diçka. A ma e keqja e oatën për superfuqinë dhe mikun ma të madh shqiptar, Amerikën. Ky shtet që na mësoi çka është liria, demokracia dhe republika.
Andaj edhe Kosova, nuk është dhe nuk mbetet bukëpërmys, nëse Albin Kurti është.
