Besnik Osmani, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Fushë Kosovës, ka premtuar investime të reja në arsimin parashkollor.
Gjatë ditës së enjte, Osmani ka vizituar dy çerdhe private në këtë komunë me një kapacitet prej 350 fëmijëve.
Në këtë vizitë, Osmani ka premtuar krijim të hapësirave të reja publike dhe kushte më të mira për edukatoret
“Sot vizituam dy çerdhe private në qytet me kapacitet rreth 350 fëmijësh. U vlerësua lartë puna profesionale e edukatoreve dhe menaxhmentit, që po krijojnë një ambient të sigurt e të dashur për më të vegjlit. Këto kushte moderne na rikujtojnë rëndësinë e investimit në edukimin parashkollor. Prandaj, angazhimi ynë do të jetë rritja e mbështetjes për çerdhet dhe kopshtet, krijimi i hapësirave të reja publike dhe sigurimi i kushteve më të mira për edukatoret dhe stafin. Fushë Kosova PËRTEJ!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
