Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka vizituar Down Syndrome Kosova.
Ajo ka thënë se nevoja për financim stabil mbetet e madhe pavarësisht ndihmës së komunës në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objektit.
Shkrimi i saj:
Gjatë vizitës tek Down Syndrome Kosova biseduam gjatë për nevojat e komunitetit, sidomos në arsim dhe punësim. Drejtuesja e organizatës, Sebahate Hajdini Beqiri, na prezantoi punën e fëmijëve dhe profesionistëve të përkushtuar.
Përkundër mbështetjes që Komuna ka dhënë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objektit ku veprojnë, nevoja për financim stabil mbetet e madhe, pasi shumë familje janë të varura nga terapitë dhe programet që ofrohen këtu.
Faleminderit përzemërsisht Sebahates dhe Dionisit për bisedën dhe mikpritjen!
