Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është takuar me përfaqësues të bizneseve të kësaj komune.
Gjini ka theksuar edhe njëherë rëndësinë që kanë bizneset në zhvillimin e qytetit, ndërsa bëri të ditur disa nga projektet e tij për mandatin e ardhshëm.
“Projekti më i madh në 4 vitet e ardhshme do të jetë kanalizimet nëpër fshatra dhe trajtimi i ujërave të zeza, mobiliteti dhe transporti publik”, tha Gjini.
Ai gjithashtu shtoi se do të punojë edhe në ndriçim publik, shtigje të biçikletave e në epokën e re të qytetit të mençur.
