Të fundit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e këtij të dyshuari për vjedhje në Malishevë

Hetuesit policorë të Stacionit Policor në Malishevë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të shtetit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me një rast të raportuar të veprës penale “Vjedhje” në fshatin Banjë, kanë bërë publike fotografitë e personit të dyshuar në rast.

Me këtë rast, “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura”.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci