Të fundit

Kurtit po i hakmerret Rregullorja e Kuvendit që e miratoi me deputetët e tij

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka cilësuar të pakonstituuar Kuvendin e Kosovës. Përmes aktgjykimit të fundit, Kushtetuesja ka dhënë afat edhe 12 ditë për konstituimin e Kuvendit.

Sipas njoftimit të Kushtetueses deputetët e Kosovës janë urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Kurti një vit pasi erdhi në pushtet, në vitin 2022, kishte miratuar Rregulloren e re të Kuvendit të Kosovës.

Pika e parë e nenit të 12 për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit përcakton se nënkryetarët  zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Ndërkaq, pika e katërt e nenit të 12 thotë se kryetari i Kuvendit kërkon nga deputetët, që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb. që të propozojnë një kandidat për nënkryetar të Kuvendit, si dhe nga deputetët, që mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera, që nuk janë shumicë, të propozojnë një kandidat për nënkryetar të Kuvendit, të cilët zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Kurti e shkeli këtë rregullore, duke veçuar votimin e kandidates së komuniteteve të tjera, Emilia Rexhepin nga votimi i kandidatit nga komuniteti serb

Pranë Kushtetueses, Lista Serbe e kishte kontestuar procedurën e zgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet, vendimin për zgjedhjen e nënkryetares nga grupi multietnik, Emilja Rexhepi, procedurën e tentimit të zgjedhjes së nënkryetarit serb dhe të gjitha vendimet e nxjerra në seancën konstituive të 26 e 28 gushtit.

Në këtë parti të serbëve të Kosovës, e cila e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kanë argumentuar se sikurse LVV-ja që si fituese e zgjedhjeve e ka pasur të drejtën për ta propozuar kryetarin Kuvendit, edhe Lista Serbe, si fituese e shumicës së votave të serbëve të Kosovës, ka të drejtë ta nxjerrë emrin për nënkryetarin serb.

Në ankesë, ky subjekt ka kërkuar që Gjykata të konstatojë se kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, i ka shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, duke e veçuar votimin për nënkryetarët nga komunitetet dhe duke e ftuar grupin multietnik para komunitetit serb që ta bëjë propozimin. Tjetër kërkesë e Listës Serbe është që të shpallet kundërkushtetuese zgjedhja e Emilja Rexhepit nënkryetare si dhe që Kushtetuesja ta urdhërojë Bashën ta përsërisë procedurën e votimit për nënkryetarët nga komunitetet.

Zgjedhja e nënkryetarit serb nuk është arritur, pasi që Lista Serbe ka këmbëngulur që për këtë post ta propozojë deputetin, Slavko Simiq, ani se ai nuk ka arritur t’i siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi kjo parti nuk ka pranuar që ta propozojë një kandidat tjetër, kryeparlamentari Dimal Basha ka vendosur që kandidati të nxirret me short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

Përveç të gjithë deputetëve të Listës Serbe, për këtë post është propozuar edhe deputeti i partisë serbe “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është ministër në detyrë në qeverinë e Kurtit. Por as Rashiqi nuk ka marrë vota të mjaftueshme në tri raunde votimi.

E pasi që janë konsumuar të gjithë deputetët serbë, Basha në mënyrë të njëanshme e ka mbyllur seancën konstituive dhe ka deklaruar se Kuvendi është konstituuar.

Seanca konstituive për legjislaturën e re të dalë nga zgjedhjet e shkurtit ka nisur më 15 prill. Pas afro pesë muajsh bllokadë, dy aktgjykimesh të publikuara nga Kushtetuesja dhe një mase të përkohshme, Basha i LVV-së është zgjedhur kryetar Kuvendi më 26 gusht. Më pas, nëpërmjet votimit të përbashkët janë zgjedhur edhe nënkryetarët nga partitë shqiptare: Albulena Haxhiu nga LVV-ja, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike (PDK) dhe Kujtim Shala nga LDK-ja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci